Sali Berisha ka vendosur që edhe fizikisht, ta sfidojë, dikur bashkëpartiakun Lulzim Basha, transmeton Fol Drejt.
Shumë mbështetës e kanë shoqëruar atë sot, ndërsa ka shkuar për t’i pushtuar zyrat e selisë.
I shoqëruar nga shumë mbështetës dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, ai ka urdhëruar që të thyhen dyert e objektit.
Në zyrat e objektit ndodhet edhe Lulzim Basha.
Aktualisht janë duke u mbajtur dy mbledhje paralelisht me dy kryetarë të partisë.