Momenti kur një balenë del nga uji dhe përplas një varkë të vogël në brigjet e Masaçusets në SHBA, është kapur në një video që po bën xhiron e rrjetit.
Në videon e transmetuar nga mediat amerikane, gjitari detar, del nga deti dhe godet anijen 5-6 metra të gjatë dhe më pas zhytet sërish në ujë.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së dielës së kaluar në zonën e White Horse Beach të Plymouth, sipas zyrtarëve të qytetit. “Ishte çmenduri,” tha Ryder Parkhurst, dëshmitar okular, për NBC Boston duke përshkruar skenën.
Whale watchers were treated to extraordinary scenes as a humpback whale landed on a small boat 🐋🛥️
There were no injuries reported following the incident and the boat was still seaworthy after being struck.
Watch more videos here: https://t.co/hhDQuQ1top pic.twitter.com/nYpowiJXTZ
— Sky News (@SkyNews) July 25, 2022
“Djali në varkë ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar, kjo është e gjitha. Nuk u besoja syve kur pashë se anija nuk ishte fundosur”, tregon ai.
Sipas NBC News, përplasja mes balenës dhe varkës së vogël nuk ka shkaktuar asnjë lëndim, të personit që po e drejtonte. Nuk është ende e qartë nëse balena ka pësuar ndonjë lëndim. /abcnews.al/