MJ i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka dënuar shpërthimet që ndodhën në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në Twitter, ministri Çavuşoğlu tha: “Mallkoj sulmet terroriste me objektiv njerëzit e pafajshëm gjatë ceremonive të pashkëve në kishat dhe hotelet në Sri Lankë”.
Sipas informacioneve deri më tani 129 persona e kanë humbur jetën dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve në kishat Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa gjatë ceremonive të pashkëve dhe në hotelet Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo të Sri Lankës.