Në bisedë Çavuşoğlu i bëri thirrje homologut rus Lavrov për ndalimin e operacioneve ushtarake duke theksuar se përshkallëzimi i tensioneve ushtarake nuk i sjell dobi askujt
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i ka thënë ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov se përshkallëzimi i tensioneve ushtarake nuk i sjell dobi askujt dhe i bëri thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake, shkruan AA.
Sipas një njoftimi nga ministria, ministri Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus.
Në bisedë Çavuşoğlu i bëri thirrje për ndalimin e operacioneve ushtarake duke theksuar se përshkallëzimi i tensioneve ushtarake nuk i sjell dobi askujt.
Çavuşoğlu ka përsëritur se nëse shprehen dëshirat, Turqia është e gatshme të organizojë negociatat që mund të zhvillohen mes Rusisë dhe Ukrainës./FolDrejt/