Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s (Turqisë), Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Suedia dhe Finlanda duhet të respektojnë memorandumin e nënshkruar me Türkiye-n për të qenë pjesë e NATO-s.
“Nëse ata nuk e respektojnë, ne nuk do t’i pranojmë ata në NATO”, tha ministri Çavuşoğlu gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për televizionin turk NTV, , shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Suedia dhe Finlanda shmangën neutralitetin dhe aplikuan për t’u bërë pjesë e NATO-s në muajin maj, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Por Türkiye, një anëtare e aleancës prej kohësh, shprehu kundërshtime ndaj synimeve për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.
Përpara samitit të NATO-s të mbajtur javën e kaluar në Madrid, Türkiye, Suedia dhe Finlanda nënshkruan marrëveshjen pas bisedimeve katërpalëshe duke përfshirë NATO-n.
Marrëveshja ua mundëson dy vendeve nordike të bëhen anëtarë të NATO-s, por i kushtëzon ato të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Türkiye-s për terrorizmin dhe të heqin embargon e armëve ndaj Ankarasë.
Pas marrëveshjes, NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u anëtarësuar në aleancë./FolDrejt/