Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dënoi të enjten Francën për pritjen e krerëve të grupit terrorist YPG/PKK, duke thënë se kjo është “shembulli më i mirë i hipokrizisë” në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
“PKK është në listën terroriste të BE-së, është njohur si organizatë terroriste, është organizatë terroriste edhe në Francë. Fatkeqësisht, në Francë, senatorët dhe deputetët vijnë së bashku me këta terroristë, përfaqësues të organizatës së përgjakshme terroriste. Ata japin shpërblime.
“Ky është shembulli më i mirë i hipokrizisë në luftën kundër terrorizmit,” tha Cavusoglu në një konferencë shtypi me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry në kryeqytetin Ankara.
Komentet e Cavusoglu erdhën një ditë pasi një deputet francez ndau një foto në Twitter me përfaqësuesin e YPG-së në Francë.
“Ata i quajnë terroristë nga njëra anë dhe i mbështesin nga ana tjetër. Kjo nuk po ndodh vetëm në Francë por edhe në ShBA. Për më tepër, mbështetja e tyre nuk kufizohet në këtë nivel,” shtoi ai. /FolDrejt/