Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina kundër koronavirusit, përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës.
Duke rekomanduar studime të mëtejshme, agjecia thotë se kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.
Disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina anti-COVID përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës, tha një grup këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke rekomanduar studime të mëtejshme.
Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit në një deklaratë të datës 17 maj tha se kishte shqyrtuar raporte se “disa adoleshentë dhe të rinj mbi moshën18-vjeç, pas marrjes së dozave të vaksinës kundër koronavirusit, zhvilluan miokardit, një inflamacion i muskujve të zemrës”.
Sipas CDC-së kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.
Nga monitorimi i CDC-së, thuhet në deklaratë, nuk janë gjetur më shumë raste sesa pritej në popullatë, por anëtarët e Komitetit për Vaksinimet menduan se ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të informoheshin për këtë “efekt anësor”.