Pas sulmit terrorist në Halle të Gjermanisë, ku mbetën të vrarë dy hebrenj nga një terrorist neonazist, shoqëria gjermane është zgjuar papritur nga një akuzë se mes tyre ka akoma antisemitikë dhe mundësi për sulme kundër hebrenjve. Kjo vjen 75 vjet pas Holokaustit.
Sipas një ankete të Kongresit Botëror të Hebrenjve, çdo i katërti gjerman ka mendime antisemitike. Për krahasim, ndaj muslimanëve kjo përqindje është dyfish më e madhe.
Arsyeja e antisemitizmit te gjermanët lidhet me pretekstin se “hebrenjtë kanë shumë ndikim në financat ndërkombëtare dhe politikën botërore.”/Foldrejt.com