Pas takimit që kanë pasur përfaqësuesit e Hotelerisë së Kosovës me ministrin Arben Vitia dhe përfaqësuesit e tjerë shtetërore është bërë e ditur se të premten pritet të publikohet vendimi lidhur me hapjen e sallave të dasmave.
Pas këtij takimi nga Oda e Hotelerisë është theksuar se 95% e kërkesave veçse janë pranuar, por që duhet pasur kujdes të shtuar.
Hysen Sogojeva nga Oda e Hotelerisë ka theksuar se janë dakorduar me një propozim që çdo tavolinë në sallë të ketë 4 persona.
“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, p.sh në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, dmth distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Qetash me i lëshu dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150, 200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai për Kanal10.