Pavarësisht paralajmërimeve kontraverse, zyrtarët çekë nuk kanë diskutuar tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës ditën e enjte. Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, informon foldrejt.com.
“Ne u pajtuam që shqyrtimi i çështjes së njohjes së Kosovës është e papërshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë, kështu që Republika Çeke nuk mund të ndryshojë pozicionin e saj që ka marrë gjatë dhjetë viteve të fundit,” shtoi ai.
Presidenti çek, Millosh Zeman kishte thënë në Serbi se vendi i tij do ta shqyrtojë çështjen e njohjes së Kosovës. Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Kosova mposhti në futboll Çekinë. Bile disa media çeke ironizuan presidentin pro-rus të tyre, se sëpari duhej të pyeste futbollistët çekë nëse ekziston Kosova./Foldrejt.com