Lipavsky: Po punojmë për liberalizimin e vizave por nuk mund të japim datë.
Çekia mbështet Kosovën për anëtarësim në BE dhe NATO.
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, konfirmoi në Prishtinë mbështetjen e Presidencës çeke të BE-së për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit por pa dhënë një datë se kur mund të hiqen vizat. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas takimit me kryediplomatin çek, vlerësoi se është krijuar një ambient politik ku mund të ketë vendim pozitiv për liberalizim, duke theksuar se diplomacia kosovare po punon me vendet skeptike./21Media