Në mesin e prioriteteve të Çekisë në radhë të parë është mbështetja për Ukrainën, përfshirë sigurimin e ndihmës ekonomike dhe ushtarake për vendin.
Presidencën e radhës në Bashkimin Evropian (BE) duke filluar nga 1 korriku e mori Çekia nga Franca, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në mesin e prioriteteve të Çekisë në radhë të parë është mbështetja për Ukrainën, përfshirë sigurimin e ndihmës ekonomike dhe ushtarake për vendin.
Çekia është ndër vendet e BE-së që më së shumti ka siguruar armë dhe pajisje për Ukrainën, ndërsa gjithashtu do t’i japë prioritet rindërtimit të Ukrainës.
Vendi deri më tani ka pranuar rreth 350 mijë ukrainas. Gjithashtu do të ketë prioritet ndihmën për vendet më të prekura në lidhje me efektet e krizës së refugjatëve.
Çekia do të punojë për të gjetur zgjidhje si për inflacionin ashtu edhe për varësinë energjetike të BE-së përballë rritjes së çmimeve të energjisë.
Gjithashtu Çekia, e cila do të shqyrtojë objektivat e BE-së për neutralitetin e klimës, të njohura si “Fit for 55”, për 6 muaj, do të fokusohet në dixhitalizimin, sigurinë kibernetike dhe të hapësirës si dhe transformimin e gjelbër.
Vendi për herë të parë kryesoi me presidencën e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2009./FolDrejt/