Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka ngritur lart performancën e dy balërinëve të Baletit Kombëtar të Kosovës në Manhattan të New Yorkut, përcjell Fol Drejt.
Çeku ka thënë për ta se sukseset e tyre janë frymëzim për të gjithë.
“Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, Aulonë Nuhiu dhe Fatmir Smani shkëlqyen me performancën e tyre në teatrin e famshëm amerikan “Alvin Ailey American Dance Theater”, në Manhattan të Neë York-ut.
Sukseset tuaja janë frymëzim për të gjithë ne dhe tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm të artistëve tanë.”, është shprehur Çeku, transmeton Fol Drejt.