Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, njoftoi se deri më sot në Kosovë janë licensuar 19 federata.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Procesi i licensimit të federatave të sportit po shkon drejt përfundimit. Deri tani janë licensuar 19 federata, me të cilat sot nënshkruam marrëveshjet vjetore për mbështetje financiare.
Vlera totale e përkrahjes finaciare këtë vit për federatat sportive, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komitetin Paralimpik është afër 5 milionë euro dhe 3 milionë të tjera janë paraparë mbështetje për programe të veçanta”, u shpreh Çeku./FolDrejt/