Disa ditë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ditë më parë ka njoftuar se do të nisë restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Por, kjo nismë e MKRS-së ka ndikuar që të reagojë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me këtë çështje. Ky i fundit është shprehur se është kundër restaurimit të këtij objekti.
Rohde në një postim në Twitter deklaron se është i shqetësuar për planet në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që siç thotë ishte një bashkëpunëtor/protagonist i njohur nazist i divizionit famëkeq SS Skënderbeg, transmeton Fol Drejt.
“S’ka pastrim të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, thotë Rohde.
Për këtë ka reaguar edhe Hajrulla Çeku në postimin e tij në Facebbok, të cilin e gjeni më poshtë./FolDrejt/