Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku është takuar me e presidentin e shtëpisë evropiane të futbollit, Aleksander Čeferin, shkruan Fol Drejt.
Në takim ministri ka shpalosur planin pesëvjeçar të investimeve në infrastrukturën e futbollit në Kosovë, ku pritet që me mbështetjen e UEFA-s, të arrihen synimet e MKRS.
“Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me FFK-në u takua me Aleksander Čeferin, President i UEFA-s. Ai prezantoi planin pesëvjeçar të investimeve në infrastrukturën e futbollit në Kosovë. Me mbështetjen e UEFA-s, synimet e MKRS do të arrihen në kohë dhe në mënyrë efektive”, shkruan në njoftimin e MKRS në rrjetin social Twitter. /FolDrejt/