Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ]kosovës, Hajrulla Çekuka komentuar raportin në të cilin Kosova foli e dyta, për sa i përket fushës së sundimit të ligjit.
“Zhurma do të rritet, sepse rezultatet e punës do të jenë gjithnjë e më të prekshme”, u shpreh ndër të tjera Çeku, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se Kosova po përmirësohet shpejt në fushën e sundimit të ligjit.
“Zhurma do të rritet, sepse rezultatet e punës do të jenë gjithnjë e më të prekshme.
Sipas World Justice Index, Kosova me përmirësimin më të shpejtë të sundimit të ligjit në Europë, të dytit në botë. Ky nuk është raporti i parë kredibil ndërkombëtar që konstaton përparim të dukshëm në Kosovë. Gjatë vitit, matjet e Transparency International, Freedom House, Reporters Without Borders kanë dokumentuar uljen e nivelit të korrupsionit, konsolidimin e qeverisjes demokratike dhe përmirësimin e lirisë së medias në vendin tonë.
Ky raport nuk do të jetë as i fundit. Dhe sa herë do të publikohen raportet e reja me dëshmi për progresin në Kosovë, do të rritet edhe niveli i zhurmës.
Vazhdojmë!”, ishte shkrimi i plotë i ministrit në Facebook./FolDrejt/