Në raportin 24 orësh, rasti është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime”, ndërsa ka ndodhur në Gjilan, shkruan Fol Drejt.
Më saktësisht, rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.
“30.06.2023 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar minibusin, dyshohet nga pakujdesia ka hapur derën e minibusit në mënyrë të pakujdesshme dhe për pasojë viktima mashkull kosovar ka rënë nga minibusi dhe ka pësuar lëndime” – thuhet në raport.
Po ashtu, policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rastin në konsultim me prokurorin shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/