Futbollistët e Real Valladolidit po largohen nga liga më e fortë e Spanjës pas xhiros së fundit të 38-të të Primera-s dhe i janë bashkuar Espanyol-it dhe Elche-s, të cilët më herët kanë rënë nga liga.
Valladolidi në xhiron e fundit luajti 0:0 në shtëpi ndaj Getafes dhe nuk i mjaftoi pika për të qëndruar. Valladolid kishte 40 pikë dhe Almeria 41 pikë pasi luajti 3:3 me Espanyolin dhe shpëtuan gjithashtu Valencia, Getafe dhe Cadiz, të cilët barazuan dhe kanë nga 42 pikë. Edhe Celta shpëtoi pas fitores 2:1 ndaj kampionit Barcelona.
Barcelona, Reali, Atletico dhe Real Sociedad u kualifikuan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Villarreal dhe Betis shkojnë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, dhe Osasuna në play-off për të hyrë në fazën e grupeve të konferencës së Ligës së Evropës, transmeton Fol Drejt.