T’du nga larg!
Pa t’marr erë.
N’krahë pa tu hedh.
Ftyrën pa ta prek.
Thjesht t’du!
T’du ashtu nga larg!
Dorën pa ta kap,
Shpirtin pa ta trand.
Pa shku tu hup n’sytë e tu.
Për inat t’dashunive të nji nate,
Si rrugaç jo, por si burrë t’du.
T’du ashtu nga larg!
Pa i fshi, lot që nga ty kanë shkri.
Pa qenë me ty kur nga sytë lumnia t’ka ndrit.
As kangën që ki qef bashkë me mërmërit.
T’du ashtu nga larg!
Pa t’thy,
Pa t’shkatrru,
Pa t’coptu,
Pa t’lëndu,
Pa t’bo me vajtu nga larg t’du.
T’du ashtu nga larg;
Çdo fjalë që ty kam dashtë me ta thanë,
Tu e coptu n’gjuhën teme, n’heshtje t’du.
Tu mu derdh pika-pika fjalët e mia,
T’du në nji fletë t’bardhë qe vun nga pafajësia.
Përktheu: Leonora Hajra
/FolDrejt/