Deputetët e Kongresit Amerikan në seancën e sotme akuzuan CEO-n e TikTok-ut, Shu Qichew, se aplikacioni vë në dispozicion përmbajtje të dëmshme dhe shkakton “shqetësim emocional” për përdoruesit e rinj.
Përfaqësuesja republikane Cathy McMorris Rogers tha në fillim të një seance dëgjimore në Kongres se brenda pak minutash nga hapja e një llogarie të re në TikTok, algoritmi i aplikacionit promovon përmbajtje vetëdëmtuese, çrregullime të të ngrënit dhe inkurajon sfida të rrezikshme për jetën, raporton Reuters.
Përfaqësuesi demokrat i Nju Xhersit, Frank Pallone tha se përmbajtja e disponueshme për fëmijët në TikTok përkeqësonte “shqetësimin emocional” të fëmijëve, ndërsa deputeti republikan Bob Latta tha se një vajzë 10-vjeçare u mbyt kur u përpoq të kryente të ashtuquajturën “sfidë e ndërprerjes” të cilën ajo e pa në videon në aplikacion, transmeton Fol Drejt.