Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEMA E DITËS HULUMTIME

Çerdhet, sfidë për institucionet shtetërore

2 vjet më parë
in HULUMTIME, KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Qeveritë e njëpasnjëshme në nivel qendror e lokal vazhdojnë të sfidohen sa i përket rrjetit të çerdheve në fshatra dhe qytetet e Republikës së Kosovës. Në të shumtën e rasteve, partitë politike premtojnë infrastrukturë rreth arsimit, duke llogaritur këtu edhe çerdhet për fëmijë. Mirëpo, gjatë qeverisjeve premtimet e tyre mbesin fjalë në letrat programore partiake.

 Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt

Nga hulumtimi i “Fol Drejt” në 27 komuna të Republikës së Kosovës, numri i çerdheve në krahasim me numrin e fshatrave dhe qyteteve mbetet i vogël. Këtë e faktojnë të dhënat zyrtare të institucioneve shtetërore. Sipas burimeve informative komunale, rezulton se kopshtet për fëmijë në të shumtën e rasteve ndërtohen nëpër qytete dhe pak seriozitet iu jepet fshatrave.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Sipas regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për vitet 2021/2022 rreth arsimit, nga 34 qytete në Republikën e Kosovës, funksionojnë 49 çerdhe në kuadër të institucioneve shkollore.

Nga ana tjetër, sipas hulumtimit të “Fol Drejt” në vitin 2023, prej 27 komunave të kontaktuara, hulumtimit i janë përgjigjur 19 komuna. Nga 19 komuna zyrtarisht e administrativisht janë 860 fshatra. Bashkërisht me fshatra dhe qytete janë 65 çerdhe funksionale, 35 në qytete dhe 30 në fshatra.

Bazuar në të dhënat zyrtare në Junik e Dragash nuk ka asnjë çerdhe, ndërsa në fshatrat e 11 komunave akoma nuk ka çerdhe të funksionalizuara. Bëhet fjalë për fshatrat e qyteteve: Junik, Malishevë, Podujevë, Dragash, Elez Han, Kaçanik, Ferizaj, Istog, Shtime, Rahovec dhe Prizren.

Mungesën e çerdheve e theksojnë edhe të dhënat e “Strategjisë së Arsimit 2022-2026“ të publikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), kur bëhet fjalë për Edukimin e Hershëm të Fëmijëve (EHF).

“Fëmijët nën 5 vjeç në zonat rurale janë të qasshëm tre herë më pak se bashkëmoshatarët e tyre në zonat urbane, për shkak se këto shërbime në zonat rurale pothuajse nuk ekzistojnë. Në zonat urbane janë të qasshëm 25.5% të fëmijëve në programe të EHF, ndërsa në ato rurale vetëm 7.9% e fëmijëve janë të qasshëm në EHF. Kjo më së miri dëshmohet me vështirësitë me të cilat përballet EHF në Kosovë, duke shtuar shpërndarjen jo adekuate të institucioneve parashkollore në vend, numrin e vogël të institucioneve parashkollore në vend (vetëm 49 në mbarë vendin), mungesën e infrastrukturës së mjaftueshme për qasjen e fëmijëve, mungesën e resurseve njerëzore për ofrimin e shërbimeve të integruara të mirëqenies, shëndetit dhe edukimit për zhvillimin e gjithanshëm të fëmijëve“, shkruan në planin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Mungesa e institucioneve parashkollore krijon vështirësi edhe për gratë kur bëhet fjalë për punësime. Kjo për shkak që barra e përgjegjësisë së kujdesit ndaj fëmijëve bie direkt mbi supet e grave. “Qasja e fëmijëve në edukimin parashkollor është tejet e ulët dhe si e tillë përbën sfidë në nivel vendi. Kjo sfidë përkthehet direkt edhe në nivel të ulët të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës,  për shkak që përgjegjësitë e kujdesit, në mungesë të institucioneve parashkollore, bien në mënyrë dërrmuese mbi gratë“, thonë të dhënat e Rrjetit të Grupit të Grave në kuadër të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Për këtë vit, shumica e komunave janë në pritje të funksionalizimit të çerdheve të reja në qytete e fshatra, si dhe janë duke filluar ndërtimin e çerdheve të tjera. Burimet komunale thonë se në vitin 2023 në planizim janë 22 çerdhe, 11 çerdhe priten të funksionalizohen dhe 11 pritet të ndërtohen. Sa i përket fshatrave, katër çerdhe do të funksionalizohen dhe shtatë të tjera janë duke u ndërtuar. E sa i përket qyteteve, pesë çerdhe do të funksionalizohen këtë vit dhe gjashtë të tjera do të ndërtohen.

Më poshtë mund t’i lexoni të dhënat rreth çerdheve funksionale në qytete dhe fshatra, si dhe të dhënat e çerdheve që do të funksionalizohen dhe atyre që priten të ndërtohen:

KOMUNA E JUNIKUT: 2 fshatra. As fshatrat e as qyteti nuk kanë çerdhe. Mirëpo, sipas burimeve nga Komuna e Junikut, është në proces të funksionalizimit një çerdhe në objektin e shkollës së vjetër në qytet.

KOMUNA E MALISHEVËS: 44 fshatra. Asnjë fshat nuk ka çerdhe. Ndërsa, në qytet vepron vetëm një çerdhe. Sa i përket fshatrave, vetëm në Kijevë, çerdhja është në proces të funksionalizimit.

KOMUNA E PODUJEVËS: 78 fshatra. Në asnjë fshat nuk ka çerdhe. Nga ana tjetër, në qytet funksionojnë dy çerdhe.

KOMUNA E THERANDËS: 42 fshatra. Gjashtë prej këtyre fshatrave kanë çerdhe, ndërsa në qytet vepron vetëm një çerdhe. Bazuar në burimet komunale të Therandës, një çerdhe tjetër në qytet është në proces të funksionalizimit.

KOMUNA E DRAGASHIT: 35 fshatra. As fshatrat dhe as qyteti nuk kanë çerdhe.

KOMUNA E ELEZ HANIT: 12 fshatra. Asnjë fshat nuk ka çerdhe. Sipas informacioneve nga zyra e informimit, nuk janë të gjitha fshatrat të banueshme, derisa në qytet funksionon vetëm një çerdhe.

KOMUNA E MITROVICËS: 46 fshatra. Asnjë çerdhe nuk ka në zonat rurale, kurse janë 5 qendra të kujdesit dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme. Në qytet është vetëm një çerdhe dhe sipas Komunës së Mitrovicës një çerdhe do të filloj punën këtë vit.

KOMUNA E KAÇANIKUT: 30 fshatra. Në fshatra nuk ka çerdhe përveç shkollave fillore që ofrojnë mundësinë e parashkollimit, kurse në qytet funksionon vetëm një çerdhe.

KOMUNA E FERIZAJIT: 45 fshatra. Në asnjë fshat nuk ka çerdhe, derisa në qytet janë dy çerdhe në funksion, njëra publike e tjetra publiko-private.

KOMUNA E ISTOGUT: 52 fshatra. Sipas të dhënave komunale të Istogut janë pesë çerdhe në bashkësi lokale dhe veprojnë edhe si zona mbulimi edhe për fshatrat e tjera në kuadër të bashkësisë lokale.

KOMUNA E GJILANIT: 46 fshatra. Dy nga 46 fshatra kanë çerdhe, bëhet fjalë për Shillovë dhe Zhegër. Nga ana tjetër, në qytet janë katër çerdhe, derisa dy çerdhe të tjera janë në proces të ndërtimit. Sa i përket fshatrave, nga Komuna e Gjilanit për vitin 2023 janë planifikuar të ndërtohen edhe tri çerdhe në fshatrat: Bresalc, Veleknicë dhe Dobërçan/Miresh që do ta kenë një çerdhe së bashku.

KOMUNA E SHTIMES: 22 fshatra. Në asnjë fshat nuk ka çerdhe, mirëpo priten të ndërtohen dy çerdhe. Në qytet është vetëm një çerdhe dhe një çerdhe tjetër është në proces të ndërtimit.

KOMUNA E PRISHTINËS: 48 fshatra. Shtatë fshatra kanë çerdhe funksionale, kurse në qytet veprojnë 8 çerdhe.

KOMUNA E LIPJANIT: 62 fshatra. Vetëm dy fshatra kanë çerdhe, fshati Gadime dhe Sllovi. Ndërsa, në qytet është vetëm një çerdhe. Sipas Komunës së Lipjanit ka filluar edhe ndërtimi i dy çerdheve të tjera në fshatrat Shalë dhe Rufc i Ri.

KOMUNA E VITISË: 38 fshatra. Vetëm një çerdhe vepron në një fshat dhe një në qytetin e Vitisë.

KOMUNA E RAHOVECIT: 36 fshatra. Në asnjë fshat nuk ka çerdhe, derisa një çerdhe funksionon në qytet. Sipas Komunës së Rahovecit, janë ndërtuar tri çerdhe të reja dhe së shpejti do të funksionalizohen. Bëhet fjalë për çerdhet në fshatrat: Krushë e Madhe, Xërxë dhe Ratkoc.

KOMUNA E KAMENICËS: 58 fshatra. Dy çerdhe veprojnë në fshatra dhe një në qytet, ndërsa është duke u ndërtuar edhe një çerdhe e re në Kamenicë.

KOMUNA E GJAKOVËS: 90 fshatra. Në qytet janë tri çerdhe funksionale, ndërsa 5 çerdhe veprojnë në fshatra.

KOMUNA E PRIZRENIT: 74 fshatra. Në fshatra nuk ka çerdhe. Në qytet është në funksion vetëm një çerdhe, ndërsa dy çerdhe janë në proces të funksionalizimit, si dhe dy të tjera janë në planifikim për t’u ndërtuar.

Nga 27 komuna të intervistuara në hulumtim: Vushtrria, Klina, Deçani, Kastrioti, Drenasi, Skenderaj, Fushë Kosova dhe Peja nuk kanë dhënë informacione rreth çerdheve.

Bazuar në aspektet ligjore, edukimi parashkollor është i rregulluar edhe me ligj. “Edukimi parashkollor është i rregulluar me legjislacion përkatës që nga viti 2006. MASHTI gjatë vitit 2021-2022 ka rishikuar këtë legjislacion dhe në qershor 2022, projektligji për edukimin në fëmijërinë e hershme është miratuar në Qeveri“, thuhet në kuadër të Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Objektivi kryesor në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për edukimin e hershëm në fëmijëri është qasja e barabartë. Pikat prioritare për Ministrinë e Arsimit mbeten rritja e numrit të institucioneve parashkollore, organizimi i shpërndarjes adekuate të tyre, krijimi i ambientit edukativ cilësor dhe krijimi i infrastrukturës së përshtatshme për moshën e fëmijëve./FolDrejt/

Tags: CerdhetGëzim OlluriInstitucionet parashkolloreKomunatKosovestatistika
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Uells: Pesë persona u raportuan të zhdukur, tre gjenden të vdekur

Lajmi tjetër

“Nuk është faji i Francës”: Macron humbet qetësinë, fajëson Kongon për pasigurinë në vend

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM