Është bërë e ditur tashmë se sot, pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), shkruan Fol Drejt.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të republikës: Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/