Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë certifikuar pesë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në Kursin e Avancuar të Nënoficerit, u certifikuan pesë nënoficerë tanë, së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona”, është shprehur Mehaj.