Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Certifikohet grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Si rezultat i programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot u certifikua grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, transmeton Fol Drejt.

Në shtëpinë e kampionëve tanë, siç e cilësoi kryeministri Kurti Qendrën e Xhudos, u arrit suksesshëm ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë e cila është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve e vajzave tona në uniformë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“Uroj shumë që kjo përvojë të ju ketë forcuar edhe më shumë, jo për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të aftë të mbroni vetveten dhe të jeni të përgatitur me teknikën, forcën, dhe qëndrueshmërinë përkatëse. Vetëm kësisoj arrijmë të ndërtojmë një Kosovë të sigurt e demokratike, të lirë e të barabartë për të gjithë”, uroi kryeministri të certifikuarit e FSK-së që tani e tutje kombinojnë uniformën e ushtrisë me kimonet e xhudos.

Për ushtrinë tonë e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon, kryeministri tha se në dy vitet e fundit kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë dhe kemi rritur investimet në armatim për 191%, derisa bashkë me to kemi shtuar edhe 1852 ushtarë të rinj.

Programi “Kosova, Shtet i Xhudos” i cili siguron ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukimin dhe shëndetin e të rinjve tanë, tashmë i jep mundësi FSK-së të përgatitet në xhudo, vetëmbrojtje dhe luftë të afërt nga kampionët e botës me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka, derisa xhudistët tanë elitarë kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit.

Këta të fundit kryeministri Kurti i përgëzoi edhe për katër medaljet e fituara vikendin e kaluar, dy medalje për ushtrinë e Shqipërisë nga Nora dhe Distria, e dy për Kosovën nga Akili dhe Laura, duke uruar se sikurse krenaria jonë për ta, as sukseset e tyre të mos ndalen kurrë.

Ndërkaq, Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se është kënaqësi dhe privilegj që në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” të certifikojnë ushtarët e parë, por jo të fundit, të ushtrisë sonë të lavdishme.

“Ne si sport i xhudos bëjmë hapa të lehtë, por ngado që shkelim lëmë gjurmë të pashlyera, dhe kjo sot jam i bindur se do të mbetet gjurmë e përhershme”, tha ai duke falënderuar kryeministrin Kurti si përkrahësin kryesor të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” dhe ideatorin e këtij programi, ministrin Çeku.

Driton Kuka, trajner i sportit të xhudos, tha se tani ky sport përveç që është emblemë e sukseseve të shtetit tonë, po shkon përtej asaj që xhudo nuk është vetëm sport, por edhe shtyllë kryesore e organizimit dhe forcimit të ushtrive të mbarë botës, tash e tutje edhe të ushtrisë sonë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari z. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes,

I nderuari z. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

I nderuari z. Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos në Kosovë,

I nderuari z. Driton Kuka, trajner i xhudos dhe Drejtor sportiv në Federatën e Xhudos në Kosovë,

Të nderuara zëvendësministre, Daulina Osmani, dhe zëvendësministër, Taulant Kelmendi, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

E nderuara znj, Majlinda Kelmendi, trajnere e xhudos, kampione olimpike e xhudos,

Të nderuara Nora, Distria, Akil dhe ju sportistë të tjerë të nderuar,
Oficerë dhe Ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, z. Agusholli,

Shumë të dashura kampione dhe kampionë të xhudos,

Të nderuara sportiste e sportistë,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Si gjithmonë, është kënaqësi e madhe që të jem këtu bashkë me juve në Pejë, në Qendrën e Xhudos, në shtëpinë e kampionëve tanë. Sirtarit tuaj të gjerë të medaljeve ndërkombëtare, vikendin që lamë pas, i shtuat edhe katër medalje të reja Evropiane. Katër medalje – prej tyre, dy medalje për ushtrinë e Shqipërisë nga Nora dhe Distria, dhe dy prej tyre për Kosovën, Akili dhe Laura.

Shumë urime për të katërt prej juve, e shumë faleminderit, Tonit dhe Majlindës. Ashtu si krenaria jonë për ju, uroj që edhe sukseset tuaja të mos ndalen asnjëherë e të shtohen përherë.

Është kënaqësi edhe më e veçantë, që sot të shohim këtë kombinim të uniformës së ushtrisë me kimonet e xhudos. Që të dyja, shumë bukur shkojnë njëra me tjetrën.

E përmes programit “Kosova, Shtet i Xhudos” përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukimi dhe shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen.

Përderisa FSK ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tash kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon.

Në këto dy vitet e fundit, e kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë, dhe kemi rritur investimet në armatim për 191% apo gati trefish, e bashkë me to kemi shtuar e ndërtuar edhe 1852 ushtarë të rinj. Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë.

Përmes xhudos, natyrisht që kontributi në sport bëhet edhe më i madh sepse secili prej juve bëheni më të aftë e më të fortë për të qenë në detyrë, ju mësoni si të kontrolloni e t’i besoni më shumë trupit e mendjes tuaj.

Babai i xhudos japoneze, Jigro Kanos (Xhigoroh Kano), shihte teknikat dhe përgatitjet e xhudos shumë përtej sportit. Xhudo është mënyrë e jetës që të mëson e të aftëson për katër gjëra themelore:

– vëzhgimin e situatës, të njerëzve dhe mjedisit;

– për lëvizje strategjike e me vendosshmëri;

– të mëson të marrësh iniciativë dhe të dish kur të heqësh dorë;

– dhe mbi të gjitha të jesh gjithmonë i gatshëm për garë e për luftë.

Të gjitha këto kërkojnë përgatitje të trupit, por edhe më shumë se sa trupit, të mendjes së gjithsecilit. Këto aftësi janë të rëndësishme për jetën në përgjithësi, por edhe për ushtrinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve në veçanti.

Uroj shumë që kjo përvojë të ju ketë forcuar edhe më shumë, jo për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të aftë të mbroni vetveten dhe të jeni të përgatitur me teknikën, forcën, dhe qëndrueshmërinë përkatëse. Vetëm kësisoj arrijmë të ndërtojmë një Kosovë të sigurt e demokratike, të lirë e të barabartë për të gjithë.

Shumë suksese të gjithëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ekipi tonë të zemrës, xhudistëve kampionë. Ky program do të sistematizohet dhe do të mbetet pjesë e përbashkët zhvillimore e dy shtyllave shumë të rëndësishme të vendit tonë, si sportit ashtu edhe ushtrisë./FolDrejt/

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

+18/ Tragjedia e Gazës: që nga 7 tetori, mbi 4,000 fëmijë të vrarë nga sulmet izraelite

Lajmi tjetër

Vendoset gurthemeli i projektit ‘’Ndërtimi i fundërruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes’’ në Klinë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM