Pas luftës me Rusinë, Ukrainës do t’i duhet një plan rindërtimi i ngjashëm me atë të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, tha Komisioneri Evropian për Buxhetin, Johannes Hahn.
Si pjesë e Planit Marshall të pasluftës, Shtetet e Bashkuara kanë lënë mënjanë 200 miliardë dollarët e sotëm për ndihmën ekonomike dhe teknike për Evropën.
“Ajo që ne duhet të bëjmë për Ukrainën është një plan modern Marshall,” u tha Hahn gazetarëve, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.