Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, e ka si turp mos-liberalizimin e vizave për Kosovën, nga ana e Bashkimit Evropian (BE), shkruan Fol Drejt.
Duke e komentuar situatën në të cilën ndodhet Kosova, për gazetën gjermane Frankfurter Rundschau, Rama ua ka kujtuar faktorëve të BE-së që dikur qytetarët e Kosovës janë të vetmit që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë.
“Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë. Ata kanë jetuar më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë… Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?”, ka thënë Kryeministri Edi Rama.
Ua kujtojmë që sot edhe Kryeministri Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se pritja e qytetarëve të Kosovës, duhet të shpërblehet nga ana e BE-së./FolDrejt/