Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet ta realizojnë takimin e radhës në Bruksel, më 18 gusht në Bruksel.
Sipas informacioneve të fundit, në këtë takim, në tavolinën e bisedimeve pritet të shtrohet për diskutim edhe çështja e personave të pagjetur, me ç’rast pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes.
Ende nuk është bërë e qartë se cila do të jetë agjenda e takimit, por pala serbe pret që në takim të diskutohet edhe për çështjen e targave të veturave dhe dokumenteve të identifikimit.
Beogradasja Nova, thotë, megjithatë, se nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel.
Ajo citon Kryetarin e Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, sipas së cilit nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme./FolDrejt/