Sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili pritet të mbahet nga nga ora 13:30, pritet të raportojë Ministri i Financave Hekuran Murati, shkruan Fol Drejt.
Po ashtu, në mbledhjen e këtij komisioni pritet që të raportojnë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.
Fillimi i regjistrimit të popullsisë qe planifikuar të niste në gusht, por qeveria e ka shtyrë fillimin e këtij procesi deri më 1 nëntor të këtij viti./FolDrejt/