Takimi i radhës i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të procesit të bisedimeve, pritet të ndodh më 13 maj.
Kështu ka paralajmëruar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Kryetemë e këtij takimi mbetet çështja e targave.
“Më vjen mirë të njoftoj se pas konsultimeve me dy kryenegociatorët dje dhe sot, ne jemi pajtuar të vazhdojmë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, në Bruksel më 13 maj”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.
I am glad to announce that after my consultations with the two Chief negotiators yesterday and today, we agreed to continue our discussions on finding a permanent solution for the licence plates issue in Brussels on 13 May.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 29, 2022
Ua kujtojmë se takimi i fundit i 21 prillit, pat përfunduar pa ndonjë marrëveshje përfundimtare në lidhje me këtë çështje. /FolDrejt/