Në çështjen Salih Mustafa, gjatë gjithë kësaj jave janë mbajtur seanca gjyqësore, informon Zyra për Media e Dhomave të Specializuara, transmeton Fol Drejt.
Deri tani, që prej fillimit të paraqitjes së provave të veta javën e shkuar, Mbrojtja e z. Mustafa ka thirrur katër dëshmitarë për të dëshmuar. Si Mbrojtja dhe Prokuroria, ashtu edhe mbrojtësja e viktimave dhe Trupi Gjykues i kanë drejtuar pyetje disa prej dëshmitarëve. Pjesa më e madhe e dëshmive janë dhënë në seancë publike.
Zyra për Media po ashtu njofton se seancat e radhës janë planifikuar të vazhdojnë të hënën, të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme.
Më 25 mars, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kundër vendimeve të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilat urdhëronte vazhdimin e mbajtjes së tyre në paraburgim./FolDrejt/