Shumë studime janë kryer për të hetuar lidhjen midis pijeve me sheqer dhe shëndetit. Por studimi më i madh që është kryer në rang pjesëmarrësish, në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se gratë që konsumojnë një ose më shumë pije me sheqer në ditë, rrezikojnë të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.
Gratë që konsumuan pije me sheqer të shtuar, kishin një mundësi më të madhe për t’u prekur nga këto probleme shëndetsore, krahasuar me ato që nuk i konsumojnë këto pije.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me konkluzionet e këtij studimi.
Si pijet me sheqer të shtuar rrezikojnë shëndetin tuaj?
Ekspertët besojnë se pijet e mbushura me sheqer mund të rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme.
Për shembull, konsumi i tyre mund të rrisë nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak. Kjo gjë mund të rrisë oreksin tuaj dhe të nxisë shtimin në peshë e të çojë deri në mbipeshë.
Përveç kësaj, nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë gjithashtu shumë probleme shëndetsore.
Ato mund të jenë inflamacion, rezistencë ndaj insulinës, kolesterol të lartë dhe diabet. Të gjitha këto mund të dëmtojnë dhe ngushtojnë enët e gjakut.
Në këtë studim, asnjëra prej femrave pjesmarrëse nuk kishte probleme të mëparshme me shëndetin.
Dhe me anë të një pyetësori u vlersua se sa shpesh ato pinin pije të ëmbëlsuara, si pije joalkoolike dietike, pije sportive dhe lëngje me sheqer të shtuar.
Gjatë 20 viteve të ndjekjes së këtij studimi, pati 2,677 sulme në zemër, 5,258 goditje në tru dhe 2,889 raste me arterie të bllokuara.
Sipas studiuesve, pijet e ëmbëlsuara me sheqer konsumohen gjerësisht sidomos nga të rinjtë që shpesh priren drejtë ushqmimeve jo të shëndetshme.
Bazuar në këto tendenca dhe rezultate, rrallimi i konsumit të tyre dhe zëvendësimi i tyre me opsione të shëndetshme, mund të ndihmojë në uljen e këtyre rrisqeve.
Ndryshe nga studimet e mëparshme që ekzaminuan marrjen e pijeve të ëmbëlsuara me sheqer dhe sëmundjeve kardiovaskulare, studiuesit thonë se ky studim është ndër më të mëdhenjtë.
Dhe qëllimi i krijimit ishte për të qenë në gjendje të gjurmohen rastet e reja të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.
Edhe pse ky studim nuk mund të thotë me siguri që pijet me sheqer janë shkaku kryesor i problemeve të tilla, ja vlen të merret parasysh këshilla e mjekëve për rrallimin e tyre.