Nga sot është vënë në funksion Dhoma e Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë, transmeton Fol Drejt.
Siç njoftojnë nga Komuna e Prishtinës, kryetari i kësaj komune ka thënë se të gjitha bizneset që nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës, do të gjobiten nga 1,000 deri në 3,000 euro.
“Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se të gjitha bizneset që nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës, do të gjobiten nga 1,000 deri në 3,000 euro.
Sipas tij, me vënien në funksion të këtij sistemi që mundëson monitorimin online, fillimisht do të ketë vërejtje për bizneset e më pas edhe gjoba e nëse nuk përfillet asnjë masë mund edhe të ketë mbyllje të biznesit.”, thuhet më tej në njoftimin e komunës së Prishtinës.