Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Çfarë dëshiron Kina?

2 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Çdo ditë, kundërshtarët e Amerikës po bashkëpunojnë më ngushtë midis tyre për të minuar mjetet tona të politikës së jashtme. Kohët e fundit, ata i kanë vënë sytë në sistemin ekzistues të financave ndërkombëtare. Kjo sfidë do të kërkojë që ne të jemi më kreativë dhe më bashkëpunues.

Nga Marco Rubio, “Daily Telegraph”

Ky është një tjetër tregues se momenti unipolar ka përfunduar, dhe se bota po hyn në një epokë të re të konfliktit të fuqive të mëdha. Kur u shemb Bashkimi Sovjetik, SHBA u bë superfuqia e shquar në botë.

Lexoni edhe..

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

Porosit Web Porosit Web

Ai pozicion – ai i dominimit ushtarak, ekonomik dhe kulturor – i dha Amerikës një aftësi të pakrahasueshme për të ndikuar në ngjarjet globale. Ndër mjetet kryesore që dispononim ishin sanksionet financiare dhe bankare. Sanksionet na lejuan të ndiqnim interesat tona të politikës së jashtme, pa pasur nevojë të dërgonim trupa ushtarake në terren apo avionë.

Dhe ato ishin si simbolike ashtu edhe të prekshme, sepse çdo komb i madh ishte i lidhur në një sistem financiar global të ndërtuar mbi dollarin amerikan dhe bankat amerikane. Megjithatë, ky sistem po sfidohet gjithnjë e më shumë, gjë që do të thotë se po kështu po ndodh edhe me efektivitetin e sanksioneve ndërkombëtare.

Partia Komuniste Kineze është forca shtytëse e këtij ndryshimi. Regjimi atje ka kërkuar prej kohësh të lartësojë renminbin (juanin kinez), por historikisht, pak vende ishin të gatshme të vendosnin besimin e tyre tek Pekini.

Vlera në dukje arbitrare e monedhës së Kinës, e kombinuar me tregjet e mbyllura, sundimin autoritar dhe një histori shfrytëzimi, e bënë juanin të pabesueshëm. Kjo gjë mbetet e vërtetë sot, por perceptimi ka filluar të ndryshojë, sepse ekonomia e Kinës po rritet dhe marrëdhëniet tregtare po zgjerohen.

Në vitin 2022, Rusia krijoi një sistem të ri të transferimit të financave për të bërë tregti me Kinën në mënyrë të pavarur nga bankat perëndimore. Juani e ka tejkaluar dollarin si monedha më e tregtuar brenda Rusisë. Ndërkohë, në janar të këtij viti, Rusia dhe Irani i lidhën sistemet e tyre financiare.

Pra duke punuar bashkë, regjimet tiranike të Moskës, Pekinit dhe Teheranit tani mund të zbehin ndikimin e politikave të SHBA-së. Ky sistem financiar alternativ, është aktualisht i kufizuar nga shtrirja e tij. Nuk ka në listë as 3 vende, madje edhe me një gjigant industrial si Kina, nuk mund ta zëvendësojë ekonominë globale.

Megjithatë, ajo po i siguron një rrugë shpëtimi Vladimir Putinit, pasi po i reziston masave ndëshkuese për shkak të pushtimit të Ukrainës. Por kjo krijon gjithashtu një pikë qorre në të cilën aktorë të tjerë – duke përfshirë kombet dhe kompanitë që bëjnë biznes me Amerikën – mund të fshehin sjellje të dyshimta nga komuniteti global.

Për më tepër, ndërsa ekonomia e Kinës vazhdon të rritet, më shumë vende do të hyjnë në orbitën e Pekinit dhe në këtë sistem në zhvillim. Kur të ndodhë kjo gjë, alternativat ndaj dollarit do të kenë një qëndrueshmëri më të madhe.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kinë, presidenti brazilian Lula da Silva, dëshmoi se kjo gjë ka nisur të ndodhë tashmë, kur nënshkroi 15 marrëveshje me Pekinin mbi gjithçka, nga kërkimi shkencor, teknologjia e informacionit dhe deri tek bujqësia.

Lula njoftoi synimin e tij për të ndihmuar Partinë Komuniste Kineze “të balancojë gjeopolitikën botërore”, pra të zvogëlojë ndikimin e SHBA-së në skenën botërore. Po ashtu ai është dakord me krijimin e një monedhe të pavarur për të konkurruar dollarin.
Nga këto zhvillime, ne amerikanët duhet të arrijmë në përfundime politike. E para është se duhet të rigjallërojmë prodhimin vendas. Që nga viti 2000, kur Amerika ia dorëzoi Kinës statusin e saj si Fabrika e Botës, avantazhet tona të vetme ekonomike kanë qenë aftësia jonë për të sjellë risi në aspektin teknologjik për të dominuar në sektorin financiar.

Por i pari po ngec, ndërsa i dyti po zbehet. Për të mbijetuar dhe lulëzuar në një epokë shumë-polare, ne duhet të jemi në gjendje që t’i bëjmë gjërat përsëri, nga gjysmëpërçuesit tek farmaceutikët dhe gjithçka midis tyre.

Arsyeja e dytë është se SHBA-ja duhet të përmirësohet në lidhjen dhe mbajtjen e miqësive me vendet e tjera. Ne nuk mund të mbështetemi më tek qasja e vetme, sipas së cilës vendet e huaja duhet të ndjekin shembullin tonë. Për të balancuar koalicionin anti-amerikan në rritje të Pekinit, dhe për ta mbajtur dollarin sa më të fortë që të jetë e mundur, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një koalicion të vetin.

Fatmirësisht, bota ka shumë vende me ndikim që nuk kanë dëshirë ta shohin Partinë Komuniste Kineze të bëhet fuqia dominuese në botë. Ato variojnë nga aleatët tradicionalë në Evropë, deri tek fuqitë aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut.

Administrata Biden duhet t’i bindë këto kombe se ia vlen të bashkëpunojnë me SHBA-në. Por që ta arrijmë këtë, ne duhet të jemi partnerë të besueshëm dhe të respektueshëm dhe duhet ta mbajmë jashtë financave ideologjinë progresive.

Kompanitë e huaja nuk duan që t’i kalojnë transaksionet e tyre financiare përmes Nju Jorkut, nëse kjo do të thotë që të paguajnë taksa të tepruara mbi korporatat apo të marrin përsipër rrezikun për të zhvendosur llogaritë e tyre bankare si pasojë e një fushate nga e majta radikale.

Nëse majtizmi lejohet të zbatojë deri në fund ideologjinë e tij, ai do t’i shtyjë kombet që janë aktualisht të palidhura në ndonjë aleancë – dhe ndoshta edhe disa nga miqtë tanë – në krahët e kundërshtarëve tanë. Për të parandaluar ndodhjen e këtij skenari, udhëheqësit tanë duhet të zgjedhin frenimin në vend të pastërtisë ideologjike.

Kjo do të jetë e vështirë, por po kështu do të jetë pothuajse gjithçka në lidhje me kalimin në financat multipolare. Megjithatë, ne duhet të përshtatemi, sepse është shumë më e vështirë të lejosh botën të ndryshojë nën këmbët e tua, të jetosh me pasojat dhe të mos bësh asgjë për to.

Tags: BotedollariekonomiaKinaSHBA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vuçiç kërkon municion

Lajmi tjetër

Cilat janë 5 gjërat që nuk duhet t’i bëjmë kurrë gjatë karrierës?

Të ngjajshme

BUJQËSI

Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

29 Nëntor, 2023
BUJQËSI

Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

8 Nëntor, 2023
EKONOMI

Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

6 Nëntor, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM