Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se sot ka mpritur në takim deputetë e aktivistë ukrainas, të cilët po qëndrojnë në Kosovë.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Mirëpritëm në Prishtinë deputetë e aktivistë ukrainas, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës.
Takuam edhe politikanin nga Vojvodina, Nenad Çanak, i cili është përkrahës i shtetit tonë.
Patëm diskutime pozitive e të frytshme dhe shkëmbyem ide se si mund të afrohemi si shtete përmes diplomacisë kulturore”, thuhet në njoftimin e Ramës./FolDrejt/