Ashtu si komunistët enveristë, edhe në Jugosllavi data 29 Nëntor vlente si “Dita e Republikës”, për shkak se në 29 Nëntor 1943 u krijua AVNOJ, Këshilli Nacional Antifashist për Çlirimin e Jugosllavisë. Në vijim foldrejt.com, duke u bazuar edhe nga media austriake kosmo.at, ju sjell disa fakte sesi do dukej ky shtet në rast se do ekzistonte.
- 21 milionë banorë
Në 1991 Jugosllavia në shpërbërje e sipër kishte 23 milion banorë, kurse sot po ky shtet do kishte 21 milion banorë. Prej tyre 35 përqind serbë, 20 përqind kroatë, 11 përqind shqiptarë, 9 përqind boshnjakë, 8 përqind sllovenë, 6 përqind maqedonas, 1 përqind malazezë dhe 10 përqind banorë të nacionaliteteve tjera.
Pavarësisht uljes prej 2 milion, Jugosllavia përsëri do ishte në Top 10 vendet me më shumë banorë në BE.
- Rroga mesatre do ishte 16291 Euro, pak më shumë sesa në Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoni dhe Malin e Zi, por më pak se në Kroaci dhe Slloveni.
Buxheti i Jugosllavisë do ishte 191 miliardë dollarë, në vendin e 53 të botës.
Por ky shtet edhe nëse do ekzistonte do ishte kundër vlerave të shqiptarëve. Nuk ka gjë më të bukur, që ne sot të krijojmë shtete të fuqishme shqiptare./Foldrejt.com