Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, do të ketë sot një agjendë të ngjeshur me aktivitete, raporton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, ai do të udhëtojë për në Shkup me mëngjes, për të marr pjesë në panel për diskutim me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.
Pastaj do të kthehet në Kosovë, për të vijuar me aktivitete të tjera, të ngjeshura.
Kjo është agjenda e plotë:
09:45 – Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022 në Shkup dhe është pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për Evropë të vetëmjaftueshme me energji”.
Vendi: Hotel Alexander Palace, Shkup
13:00 – Kryeministri Kurti merr pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Vendi: Parku ITP, Prizren
15:00 – Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë Buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të komunës së Prizrenit.
Vendi: Prizren, Salla Dokukino
18:00 – Kryeministri Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikë së Italisë, Antonio Tajani dhe Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Guido Crosetto./FolDrejt/