Eden Hazard e mbylli këtë sezon me dy trofe, por pa pasur ndikim në fitimin prej asnjërit prej tyre.
Që kur u larguar nga Chelsea në drejtim të Real Madridit, ylli belg nuk ka arritur të shfaq formën që e kishte në “Stamford Bridge”.
Por, Hazard beson se në edicionin e ri, ai do të jetë në formën e tij më të lartë dhe do të jetë viti i tij.
“Jam i sigurt se viti tjetër do të jetë i imi, nuk kam dyshime”, ka thënë belgu.
Në anën tjetër, Carlo Ancelotti ka thënë se ai mbështetet ende në Hazardin dhe dëshiron të vazhdojnë së bashku.
Anësori ka vuajtur nga shumë lëndime që kur iu bashkua gjigantit spanjoll, mirëpo tani është rikthyer dhe tifozët madrilenë shpresojnë ta shikojnë Hazardin e Chelseat në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/