Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve me koronavirus, mund të ndryshojnë edhe terminët për viza…
Kështu të paktën është thënë nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Nga kjo ambasadë kanë bërë të ditur se numri i terminëve për viza, është reduktuar.
Në njoftimin zyrtar thuhet se për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, “i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm.”
Madje, po sipas këtij njoftimi, ekziston mundësia që edhe terminët e konfirmuar mund të anulohen apo shtyhen:
“ Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen.”Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane./FolDrejt/