Titulli i romanit të ri nga shkrimtarja me famë botërore E. L. James është «The Mister». Përmbajtja ka të bëjë me një djalë të ri dhe super të pasur, që i vardiset plotësisht një pastrueses shqiptare, shkruan ekskluzivisht foldrejt.com.
“Bestseller”-et të E. L. James, rezultuan një sukses i madh financiar për “Universal Pictures”, duke grumbulluar rreth një miliardë dollarë në mbarë botën, kurse ngjashëm pritet të ndodhë edhe me romanin “The Mister”, ku për hir të së vërtetës, edhe kësaj here si shqiptarë nuk kemi imazhin e mirë si te filmat e Liam Nesson – “Taken”.
Për dallim nga librat e mëparshëm, ku lordi shumë i pasur që luan piano quhet Christian Grey, kurse partnerja me të cilën do luajë lojëra sadiste seksuale është Anastasia Steele; në librin e radhës protagonisti është Maxim Trevelyan si njeri me ndikim në politikën britanike, dhe ku do shpëtojë disa herë nga ilegaliteti Demaçin, me arsyen se është mjaft e bukur pa Make-up – si një miss Shqipëria; kurse e dyta ajo luan më mirë piano se vetë lordi i ri.
Në piano ato luajnë sekuenca operash nga Bach, Rachmaninoff, Liszt, Beethoven dhe kompozimet e veta nga Mister Maxim.
Shitet në tregun e gangsterëve shqiptarë
Tashmë fillon një histori kriminale kundrejt shqiptarëve. Alessia në romanin e ri është vajza e një prindi që kishte shitur atë te një protagonist i mafias shqiptare. Gjatë martesës Alessia kupton se do kthehej në skllave seksi dhe arratiset.
Gjatë kësaj kohe, ajo zbulon në duart e Maximit një shqiponjë dykrenore. Pavarësisht se është larguar nga Shqipëria komuniste, ajo s’kishte si të mos ndjente dashuri për vendlindjen. Kujtimi i tatuazhit ndaj Shqipërisë afron atë me lordin e ardhshëm.
Në romanin e ri, përkrahasim nga “50 hijet e Greit”, autorja më shumë sesa për seks flet për dizajnet e brendshme shtëpiake, automjetet, muzikën, armët dhe shoping. Alessia deri në moshën 23 vjeçare është e virgjër!
Me kënaqësi kundër Brexit
Romani në fjalë ka sjell një debat mes autores së librit “Fifty Shades of Gray” E.L James dhe ambasadorit shqiptar në Britaninë e Madhe zoti Qirjako Qirko. Shkas është bërë pikërisht libri “The Mister”, ku sipas ambasadorit shqiptar ky libër “i portretizon shqiptarët si kriminele dhe shoqërinë shqiptare si të prapambetur duke cënuar kështu imazhin tonë”.
Kritikat ndërkombëtare për aspektin e trafikimit, dhunës, mafias dhe më pak skenave erotike, e kanë vlerësuar më shumë romanin “The Mister” nga pararendësit e saj.
Sipas kritikëve “The Mister” paraqet edhe autorët tjerë të cilët me kënaqësi flasin kundër Brexit. Në fakt, «The Mister» mundohet të ruajë me çdo kusht iluzionin britanik, që edhe një pastruese shqiptare si Alessia mund të shkëmbejë shqiptarët e saj kundrejt një aristokrati britanik që mban shqiponjën dykrenore./Foldrejt.com