Tashmë ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e limonit dhe lëngut të tij në organizëm.
Edhe pse ende mungojnë provat shkencore, askush nuk mund ta mohojë se ky frut ka një sasi të madhe lëndësh ushqyese.
Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, që përmirëson dhe forcon funksionin e imunitetit.
Si[as AgroWeb, në fakt, vetëm një gjysmë filxhani me këtë lëng ofron më shumë se gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.
Lëngu i limonit është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave të kompleksit B, magnezit, bakrit dhe shumë antioksidantëve. Për më tepër, ai përmban shumë pak kalori, karbohidrate dhe sheqerna.
Antioksidantët tek vitamina C mbrojnë nga stresi oksidativ, ruajnë funksionin normal të sistemit nervor, rrisin sintezën e kolagjenit dhe mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës.
Por se cilat janë efektet e tij në shëndetin e mëlçisë, AgroWeb.org ju t’i mësoni më poshtë.
Limoni dhe shëndeti i mëlçisë
Kjo pije freskuese përdoret gjerësisht për efektet e saj të dobishme në shëndetin e mëlçisë.
Nëse bëni një kërkim të shpejtë në internet do të gjeni dhjetëra faqe që paraqesin programe pastrimi, ku disa kërkojnë që të konsumoni lëng limoni për javë apo edhe muaj.
Edhe pse nuk ka asnjë provë shkencore që programet e detoksit funksionojnë, konsumi i limonit mund të përmirësojë funksionin e mëlçisë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org efektet e flavonoideve tek agrumet luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin kardiometabolik.
Këta antioksidantë reduktojnë inflamacionin, pastrojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë aftësinë e trupit tuaj për të përpunuar glukozën.
Disa studime sugjerojnë se flavonoidet e agrumeve mund të ulin sheqerin në gjak dhe nivelet e kolesterolit.
Ato gjithashtu mund të përmirësojnë simptomat e diabetit dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Gjithashtu naringenina, një përbërës flavonoid, mund të zvogëlojë sasinë e yndyrës në mëlçi.
Megjithatë, shumica e hulumtimeve janë kryer te kafshët, kështu që rezultatet mund të mos vlejnë për njerëzit.
Për shembull, një studim tjetër ku AgroWeb.org u mbështet zbuloi se lëngu i limonit mund të zvogëlojë dëmtimin kronik të mëlçisë të shkaktuar nga alkooli tek minjtë.
Kjo për shkak të vetive të tij antioksiduese por asnjë studim i tillë nuk është kryer ende tek njerëzit. Siç vërejnë shkencëtarët, limoni përmban vitaminë C, flavonoidë, karotenoidë dhe komponime të tjera bioaktive që mbrojnë mëlçinë.