Shkruan: Fitim Dika – Fol Drejt
Pas vdekjes së pejgamberit Muhamed [alejhis selam], muslimanët u drejtuan nga pesë halifët e drejtë Ebu Bekër, Omer, Othman, Ali dhe Hasan [Zoti qoftë i kënaqur me ta], kurse pas tyre udhëheqja u kaloi dinastisë Emevite, pasardhësit e Ebu Sufjanit, që krahas ekspansionit islam në tre kontinente, njihet edhe për udhëheqje tiranike dhe shpesh korruptive e nepotiste.
Megjithatë, nga kjo dinasti, më së shumti vlerësohet halifi Omer ibn Abdulazizi [Zoti qoftë i kënaqur me të], që përveç që hoqiprivilegjet e tepruara të të afërmve të tij, solli edhe një drejtësinë të gjitha zonat ku shihte padrejtësi. Për atë ai helmohet nga tëafërmit për vetëm 2 vjet e pak muaj qeverisje.
Nga këshillat e tij të spikatura, është biseda e tij me Mejmunibn Mehranit, që e sjellim më poshtë:
“O Mejmun, mos u përziej me pushtetarët, edhe nëse thua që poi urdhëroj në të mirë. Mos qëndro vetëm me një femër, edhenëse thua se po më lexon Kur’an dhe mos mbaj lidhjet me atë qëka braktisur babanë e tij, sepse ai që ka braktisur babanë e tijnuk do t’i mbajë lidhjet me ty.”
Si këshillë tjetër e halifit të ndershëm emevit, vlen edhe kjo:
“Nëse sheh diçka nga kjo botë që të mahnit, kujto vdekjen, sepseajo të mundëson të mos e mbivlerësosh në veten tënde, dhe nëseka diçka që të ka rënduar, sërish kujto vdekjen, sepse ajo ta bënmë të lehtë hallin.”
Omer ibn Abdulazizi për pak kohë qeverisje, arriti të sjellsiguri dhe mbi të gjitha begati te të gjithë banorët ku udhëhiqte, por vlen të theksohet se vetë kreu jetë modeste dhe duke mos u lënë asnjë trashëgimi për djemtë.
“O bijtë e mi, unë jam mes dy gjërave: ose t’u pasuroj dhe tëpërfundoj në zjarr ose t’u lë të varfër dhe të futem në xhenet. T’ulë të varfër më duket më mirë. Ngrihuni Allahu ju ruajttë! Ngrihuni, Allahu ju furnizoftë!”, ishin ndër shprehjet e fundit tëhalifit Omer ibn Abdulaziz.
Asnjëri nga djemtë e tij nuk e kundërshtuan babain, pasi ata e dinin ajetin kuranor: “Allahu është Ai që ka zbritur librin dheështë Ai që kujdeset për të mirët.” (El-A’raf: 196).
Vërejtje: Për përpilimin e këtij shkrimi janë marrë pjesë nga libriOmer bin Abdulazizi me autor Abdulaziz Humejdi!/FolDrejt/