Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Çfarë kishte thënë Vuçiq për Radojçiqin? Portali serb zbulon lidhjet e tyre të vjetra

“Gardiani i Serbisë në Kosovë” – si e quante dikur Vuçiqi Radojçiqin?

2 vjet më parë
in LAJME, RAJON
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Milan Radojçiq dyshohet se ka mbetur i plagosur, gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë e Kosovës në ngjarjen e së dielës që e tronditi opinionin vendor. Ai ishte pjesëmarrës në aksionin e veriut dhe kjo konfirmohet nëpërmjet dokumenteve të gjetura në njërën prej veturave të konfiskuara nga autoritetet vendore, shkruan Fol Drejt.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dje para gazetarëve e konfirmoi këtë:

“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që po ashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion.”

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Për figurën e këtij të fundit dhe lidhjet e tij me Vuçiqin ka shkruar sot portali N1Info.

“Emri i nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, u bë i njohur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Disa politikanë dhe njohës të situatës e identifikojnë atë si një njeri të fuqishëm me ndikim të madh në ngjarjet në veri të Kosovës” – shkruan ndër të tjera N1Info.

Më tutje artikulli shpalos biografinë e tij:

“Sipas Istinomerit, Milan Radoiçiq ka lindur më 21 shkurt 1978 në Gjakovë”, ndërsa “emri i tij u shfaq për herë të parë në media në vitin 2013, kur së bashku me Zvonko Veselinoviqin dhe disa të tjerë u akuzuan për keqpërdorim të ndihmave, përkatësisht keqpërdorim të pozitave zyrtare.”

Ai akuzohej se “pa pëlqimin e duhur nga Ministria e Minierave dhe Burimeve Natyrore, pa paguar dëmshpërblim për autoritetet lokale (serbe)”.

N1Info më pas i referohet një artikulli të publikuar nga Rrjeti Ballkanik i Kërkimeve (BIRN), i cili thotë se “Radoiçiq, së bashku me kumbarën e tij, siç e quan ai në deklaratat e tij, Zvonko Veselinoviqin, në vitin 2012 është akuzuar se ka nxitur Dragan Ćurçiqin, i cili ishte personi përgjegjës i kompanisë “Euro cop”, që pas skadimit të kontratës të mbajë qiranë për 32 kamionë dhe t’ua dorëzojë atyre.”

“Të dy u shpallën të pafajshëm në vitin 2015, ndërsa Gjuriçiq u dënua me tre vjet e gjysmë burg. Arsyeja kryesore pse Radoiçiq u lirua është se ai ishte në paraburgim nga shtatori 2009 deri në shkurt 2011, por në aktgjykim nuk thuhet se për çfarë akuzohej.”

“Sipas të dhënave të Agjencisë për regjistrat e bizneseve, ai zotëron 40 për qind të pronësisë në kompaninë Inkop, e cila sipas BIRN është një nga kontraktorët e Korridorit 11. 40 për qind tjetër është në pronësi të Zvonko Veselinoviqit dhe 20 për qind nga vëllai i tij Zharko Veselinoviq”.

Radojçiq sipas N1Info ishte në krye të futbollit “Trepça”, klub i serbëve lokalë, që është pjesë e të ashtuquajturës “Shoqatë e Futbollit e Kosovës”, në kuadër të sistemit paralel serb.

Ndërsa u referohet lidhjeve të tij me presidentin Aleksandër Vuçiq, e citon këtë të fundit i cili më 12 shtator 2017 kishte thënë se ai është: “një gardian i Serbisë në Kosovë dhe Metohi”.

Ndërsa Oliver Ivanoviq, lider i Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi” e identifikonte Radojçiqin si një person që simbolizon një figurë me të cilën lidhet pushteti i Serbisë në veri të Kosovës. Ai atëbotë shprehej i shqetësuar për këtë fuqi të cilën Radojçiq e kishte gëzuar nga përkrahja e Vuçiqit.

“Presidenti përmendi Milan Radoiçiqin, diçka që, të them të drejtën, më shqetëson. Më shqetëson tmerrësisht që ai e merr atë si shembull të një luftëtari për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, pat thënë Ivanoviq në një intervistë për BIRN.

Një muaj pas vrasjes së Ivanoviqit dhe pesë muaj pasi ai tha se Radoiçiq “po e mbron Serbinë”, presidenti Vuçiq pretendoi se nuk e njihte atë.

“Ka pasur një konflikt mes tij (Oliver Ivanoviq) dhe zotit Radoiçiq. Po, a është ky sekret për dikë? Meqë ra fjala për z. Radoiçiq… nuk kam folur asnjëherë me të, ndoshta ka qenë në ndonjë takim ku kam qenë unë, as në telefon, as personalisht, që ta di se po flas me të. Ndoshta ka qenë në një takim në Kosovë ku kam qenë unë”, ka thënë Vuçiq në programin “Çirilica” në televizionin “Hepi”.

Vuçiq në këtë intervistë pat thënë se Radojçiq ishte i vetëdijshëm qysh atëherë se të gjithë do t’i drejtonin gishtin pas vrasjes së Ivanoviçit, sepse konflikti mes të dyve kishte ekzistuar që nga viti 2000.

N1Info më pas shkruan se si në vitin 2017, pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet lokale në veri, pat festuar me Marko Gjuriqin, Goran Rakiqin dhe disa të tjerë duke e hapur “shampanjën”.

“Në qershor të vitit 2018 është emëruar nënkryetar i Listës Serbe.

Ai mori pjesë në takimin e presidentit Vuçiq dhe serbëve nga Kosova në Klubin e Deputetëve në Beograd më 22 nëntor 2018. Sipas mediave ai ishte ulur në rreshtin e parë, pikërisht pranë kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Një ditë më vonë, më 23 nëntor, njësia speciale e Kosovës ROSU arrestoi katër persona në veri të Kosovës në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit dhe, siç raportojnë mediat, po kërkonin edhe Radoiçiqin, i cili nuk u gjet në banesën e tij.”

Radojçiq sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, ndodhet jashtë territorit të Kosovës, ndërsa dyshohet se ka mbetur i plagosur. Për këtë kanë raportuar disa nga mediat e rajonit./FolDrejt/

Tags: Aleksander VuciqKosovaluftaMilan Radojciqpolicia e kosovesSerbiaVeriu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kosova nuk është Krimea

Lajmi tjetër

Perëndimi është shumë i butë me presidentin serb Vuçiq

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM