Nëse e shpeshton leximin e Kuranit, atë ke për ta miqësuar. Nëse e shpeshton agjërimin, atë ke për ta miqësuar. Nëse e shpeshton sadakanë, atë ke për ta miqësuar. Nëse e shpeshton të përmendurit e Allahut, atë ke për ta miqësuar.
Nëse kërkon dituri, atë ke për ta miqësuar. Nëse e shpeshton namazin e natës, atë ke për ta miqësuar. Në të kundërtën nëse e tepron në dëfrim, ngrënien dhe pijen e tepërt, humbjen e kohës, shëtitje, gjumë, etj… ato do t’i miqësosh dhe kanë për t’i vështirësuar adhurimet e tua. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
Njeriu vazhdon të ketë vështirësi në adhurime derisa t’i miqëson dhe t’i donë, e pastaj Allahu nga mëshira e Tij i përcakton melek që e shtynë ka adhurimet, ia prishin gjumin dhe ndejat e tij dhe e çojnë drejt adhurimeve.