Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar një mot me intervale temperaturash të ngrohta, shkruan Fol Drejt.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Në Prishtinë temperaturat do të lëvizin nga 14 gradë ato minimale deri në 24 gradë Celsius maksimalet.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s./FolDrejt/