Sipas të dhënave të Institutit Hidrometerologjik (IHK), java e fundit e dhjetorit do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell, transmeton Fol Drejt.
Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.
Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /FolDrejt/