Përgjatë gjithë kësaj jave vendi pritet të përfshihet nga një valë e nxehtë temperaturash të larta, shkruan Fol Drejt.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
Indeksi UV do të vazhdoj të mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi, që nënkupton kufizimin e kontaktit direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /FolDrejt/