Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar mot nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, shkruan Fol Drejt.
Sipas IHK-së, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.
Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.
Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj bëhet apel për kujdes dhe respektim të këshillave të IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /FolDrejt/