Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës, transmeton Fol Drejt.
Në përgjithësi pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
IHK ndërkaq për të enjten bën të ditur se nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 5m/s. /FolDrejt/