Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), sot do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell, transmeton Fol Drejt.
Vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./FolDrejt/